Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjëra t’mira, gjëra t’ bukra” Genard Hajdini personazhi i famshëm i Instagramit tregon historinë e trishtë të jetës që prej vdekjes së nënës

14:33 / July 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Genard Hajdini 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Genard Hajdini, autori i shprehjes së famshme “Gjëra t’mira, gjëra t’ bukra” i cili ka tërhequr vëmendjen me videot me këshilla në Instagram, ka treguar historinë e trishtë të jetës së tij në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”.

Ai tregon se në përgjithësi ka qenë tepër pozitiv dhe optimist, por jeta e ka përballur me një fatkeqësi të madhe kur në vitin 1999 i vdiq e ëma nga një plumb qorr.

“Ka pasur dhe problematikat e veta, ndërlikimet e veta, një gjë e vështirë ishte ajo e vdekjes së mamasë nga plumbi qorr në 99’  dhe aty patëm çik një stepje domethënë, sepse kishim qenë shumë më të lumtur, gjithë së bashku, kishim ato pjesët tona si çdo familje ka hallet e veta në fakt, dhe është e vërtetë ajo që thuhet se ‘halli hallit nuk i ngjan’ sepse është e vërtetë që çdo familje ka hallat e veta”, thotë ai.

Në atë periudhë Genardi nuk ishtë në Shqipëri, por ndodhej në SHBA me studime. “Erdha vetëm për varrimin, sepse nuk isha në Shqipëri, kur ndodhi ajo se unë isha me studime në Amerikë, nga 95’ deri në 2003. Por në 99; ndodhi kjo dhe unë mora 10 ditë leje nga shkolla që të vija dhe erdha vetëm për të bërë varrimin, dhe pastaj u ktheva prapë në shkollë për të vazhduar shkollën sepse më iknin të gjitha, dhe bursa dhe gjithë të tjerat”, vazhdon Genardi.

Genard Hajdini tregoi gjithashtu se prej vitesh ka punuar si mësues në një shkollë në Shqipëri, duke dhënë disa lëndë të rëndësishme.

“Kam dhënë mësim Biologji, Kimi, dhe shkencat , disa lëndë që i kam dhënë nga klasa 7 deri në vit të 12- të. Marrëdhënia me nxënësit ka qenë shumë e mirë i bëja për të qeshur, i toleroja…”, shprehet ai.

Sa u përket çështjeve të zemrës, ai foli edhe për një lidhje të gjatë që ka pasur, 4-5 vjeçare, por e cila ka përfunduar dhe sot e kësaj dite ende i druhet një lidhjeje të re, pavarësisht dëshirës për t’u martuar.

“Dëshirë kam të martohem, por kalova ca peripecira se isha në një lidhje para ca kohësh, 4-5 vjeçare dhe tani kur digjesh nga qulli, i fryn kosit.. Tani jam më i kujdesshëm, po i peshoj gjërat, dhe them që duhet të jesh me njeriun që të agrovon apo me njeriun që është më i qetë…”, tregon pa komplekse Genardi.

genard hajdini tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.