Policia e Shtetit bën të ditur se është kapur në Durrës i kërkuari i operacionit antidrogë “Gjergjova”.
Teki Dusho akuzohet për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg.
NJOFTIMI
Vijon megaoperacioni “Gjergjova”.
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.
Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi T. D.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
