Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermanët, të shqetësuar për shëndetin e Merkel: Prej dy javësh nuk ka bërë asnjë takim

21:06 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MERKEL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është folur shpesh vitin e fundit për një gjendje jo të qëndrueshme të shëndetit të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Në daljet e fundit publike, ajo nuk është dukur në gjendje të mirë shëndetësore, pasi një herë nuk kontrollonte dot të dridhurat, ndërsa një herë tjetër nuk mbajti dot ekuilibrin.

Kanë qenë të shumta reagimet edhe më parë, pasi ka nga ata që kërkojnë konfirmim nga autoritetet shëndetësore, nëse Merkel është e aftë të vazhdojë më detyrën.

Shëndeti i kancelares Merkel ka krijuar jo pak shqetësim së fundmi në Gjermani.

Media gjermane “androidkosmos.de” në një artikull ka ngritur pikëpyetjen nëse Merkel është e sëmurë rëndë.

Në shkrim bëhet një analizë e punës së kryer nga kancelarja ditët e fundit dhe arrihet në përfundimin se ajo nuk ka zhvilluar asnjë takim që nga 13 dhjetori. Një gjë e tillë shton dyshimet se ajo mund të jetë e sëmurë.

“Duket qartë se nuk mund të ketë një Krishtlindje të qetë për Angela Merkel, me një takim të anuluar që ndjek tjetrin. Kur i hedh një sy kalendarit të saj të takimeve të punës të publikuara online, habitesh se në çfarë gjendje kalendari ndodhet. Shumë pak takime pune dhe nga 13 dhjetori as edhe një takim i vetëm. As edhe një pjesëmarrje në ndonjë mbledhje. Duket që Merkel i ka anuluar të gjitha takimet e saj të punës, po cila është arsyeja, a duhet të shqetësohemi për kancelaren?”, shkruhet në artikull.

Sipas “androidkosmos.de”, është një gjë shumë e rrallë që Angela Merkel të anulojë takimet e punës. “Në fakt, anulimet e takimeve të Angela Merkel kanë qenë të rralla. Edhe pas vdekjes së nënës së saj Herlind Kasner në prill të këtij vit, ajo nuk bëri asnjë ditë pushim dhe vijoi takimet e punës.

Tani që të gjitha takimet janë anuluar, mos bëhet fjalë për ndonjë arsye të keqe? Mos janë harxhuar rezervat e fuqisë ë Kancelares? Mos trupi i saj po e detyron të bëjë një pushim, duke i anuluar takimet. Ndoshta i ka anuluar angazhimet e saj zyrtare në mënyrë që të zhvillojë takimet sekrete, për të cilat publiku nuk ka pse ti marrë vesh?

Një vizitë te mjeku për shembull, me qëllim kurimin e dridhjeve të përsëritura së fundmi? Zyrtarisht, ne ndoshta nuk do të mësojmë asgjë, megjithatë shpresojmë se nuk është asgjë serioze”, mbyllet artikulli.

gjermanët merkel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.