Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjermani, Ministrja Xhaçka: Thelbësor rivitalizimi i Proçesit të Berlinit

19:27 / October 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta xhacka gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të BE-së, vendeve pjesëmarrëse në kërë proces, RCC-së dhe RYCO-s.

Ministrja Xhaçka në takimin me homologen gjermane Annalena Baerbock, shprehu mirënjohje ndaj qeverisë gjermane për përpjekjet maksimale për të çuar më tej kohezionin rajonal duke nënvizuar faktin që bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është një faktor themelor ndihmues për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja Xhaçka, më tej theksoi se Shqipëria e konsideron Procesin e Berlinit si një shtysë për të çuar përpara axhendën e BE-së në tre shtylla kryesore: rritja ekonomike dhe ndërlidhja, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe lidhja ndërmjet njerëzve. Ajo vlerësoi konsensusin e arritur për nënshkrimin e tre marrëveshjeve në fushën e lëvizjes së lirë në rajon.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në fushat e ndikimit gjeostrategjik njësoj si vendet anëtare të BE-së prandaj edhe duhet të trajtohen në kushte të barabarta. Kjo është arsyeja pse rivitalizimi i Procesit të Berlinit është thelbësor, së bashku me iniciativat e tjera për zbatimin të drejtave themelore në rajonin tonë” u shpreh Ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj në ministerial.

Në fund, Ministrja vlerësoi përpjekjet e përbashkëta lidhur me angazhimin ndaj të rinjve, duke vlerësuar punën e RYCO-s dhe më tej fuqizimi që do të vijë nga krijimi i Fondit Kulturor për të Rinjtë. Këto përpjekeje shënojnë një histori suksesi në rajon për mbështetjen e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, si dhe për forcuar pajtimin si dhe bashkëpunimin rajonal rinor.

Temat kryesore në diskutim ishin siguria energjitike, Agjenda e Gjelbër, Tregu i Përbashkët Rajonal, pajtimi dhe roli i të rinjve, si dhe aktualiteti gjeopolitk. Ndër temat e diskutuar në këtë takim ishte edhe krijimi Fondit Kulturor për të Rinjtë në Ballkanin Perëndimor.

gjermani Olta xhacka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.