Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermani/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut

20:29 / September 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
12345 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Social-Demokrate (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz duket se ka nje epersi te lehte ndaj se djathtes ekstreme ne zgjedhjet e se dieles ne shtetin e Brandenburgut, tregojne anketimet paraprake.

Para votimeve, sondazhet gjate gjithe fushates tregonin se Social-Demokratet qendronin pas Alternatives per Gjermanine (AfD).

SPD e cila ka qeverisur shtetin prane kryeqytetit Berlin qe nga ribashkimi ne vitin 1990, mori 31.8% te votave, ndersa AfD e ekstremit te djathte, 29.2%, sipas nje sondazhi me votuesit pasi dolen nga qendrat e votimit te kryer nga televizioni ZDF.

Fitorja e SPD-së mund të zbusë të paktën për momentin dyshimet brenda partisë për rikandidimin e zotit Scholz për zgjedhjet federale të planifikuara për shtatorin e ardhshëm, duke pasur parasysh rënien e popullaritetit të tij me votuesit.

Megjithatë fitorja nuk ka gjasa të të forcojë ndjeshëm pozitat e tij ose të partisë, duke pasur parasysh se kryeministri aktual i SPD-së në Brandenburg, Dietmar Woidke, ishte distancuar nga Kancelari Scholz gjatë fushatës dhe kishte kritikuar politikat e qeverisë federale.

Tre të katërtat e atyre që votuan për SPD-në nuk e bënë një gjë të tillë bazuar në bindjet për të, por për të shmangur fitoren e AfD-së, sipas një ankete të televizionit ARD.

Pjesëmarrja në votime u rrit në 73% nga 61% pesë vjet më parë, sipas ZDF-së. SPD ka një mbështetje prej vetëm 15% në nivel kombëtar, nga 25.7% që shënoi në zgjedhjet federale të vitit 2021. Ajo qëndron prapa AfD-së me rreth 20% dhe konservatorëve të opozitës me 32%. Të tre partitë në koalicionin me parti me prirje të ndryshme të zotit Scholz, të marra së bashku, gëzojnë aktualisht në sondazhe rreth 30% mbështetje, më pak se konservatorët të vetëm.

Koalicioni është kritikuar ashpër për mosmarrëveshjet e vazhdueshme dhe për trajtimin e imigracionit.

Në Lindjen që dikur ishte pjesë e bllokut komunist, shumë votues janë gjithashtu kritikë ndaj furnizimin me armë të Ukrainës në luftëm kundër agresionit rus.

gjermani PSD sondazhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.