Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rhine Westphalia, në perëndim të shtetit gjerman. Trinjakët shqiptarë u futën në rezervuarin artificial të komshiut të tyre, me mendimin se mund të notonin pasi e ngatërruar me një pishinë-komardare që vendoset nëpër oborre.
Trinjakët së bashku me motrën e tyre më të madhe vrapuan përtej rrugës ndërkohë që prindërit e tyre po flinin. Ngjarja ka ndodhur në ditën e verës në qytetin Greven. Të katër fëmijët kaluan rrugën dhe shkuan në mini-liqenin e komshiut, duke menduar se munt të notonin atje, por fatkeqësisht dy prej tyre janë mbytur.
Fqinji i zbuloi dy trupat e pajetë në orën 04:15 të mëngjesit. Menjëherë u kontaktuan shërbimet e urgjencës, të cilët u përpoqën t’i rikthejnë në jetë fëmijët. Fëmijët e vegjël, një djalë dhe një vajzë u dërguan në Spitalin Universitar në qytetin afër Munster në një gjendje kritike. I pari që humbi jetën ishte djali, e më pas vajza.
Vdekja e tyre u konsiderua një incident tragjik. Fqinji si dhe familja e fëmijëve të vegjël, janë në gjendje shoku dhe po trajtohen nga ekspertët, thuhet në raporte. Mediat lokale nuk e kanë emëruar familjen, por i përshkruan ata si një familje me origjinë nga Shqipëria.
Një i afërm i tha gazetës gjermane BILD: ‘Fëmijët ishin mësuar me ujë, gjithmonë luanin dhe notonin në pishinat-komardare. Kështu ata menduan se ai rezervuar ishte një pishinë e tillë, dhe u mbytën.’
