Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjermania aleancë me Italinë kundër ndalimit të motorëve me djegie të brendshme

18:45 / March 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosove makina ne trafik 768x546 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania ka krijuar një aleancë me Italinë dhe disa vende të Europës Lindore që kundërshtojnë heqjen e planifikuar nga qarkullimi të motorëve me djegie të brendshme deri në vitin 2035. Këto vende kanë gati propozimin e tyre.

Ministrat e transportit nga Republika Çeke, Gjermania, Italia, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia u takuan për të diskutuar ndryshimet në planet e Bashkimit Europian. Ministri gjerman i transportit, Volker Wissing, u shpreh se propozimi në fjalë ka nevojë për ndryshime urgjente.

Wissing shtoi se skepticizmi për heqjen graduale të automjeteve me djegie të brendshme u mbështet nga Italia, Polonia dhe Republika Çeke, ndër të tjera. Ai shtoi se grupi i vendeve dëshiron një kategori të veçantë të makinave me motor me djegie të brendshme që mund të funksionojnë me lëndë djegëse sintetike, neutrale ndaj karbonit, pas vitit 2035.

Sipas tij heqja nga qarkullimi i motorit me djegie, kur ai mund të funksionojë në një mënyrë neutrale ndaj klimës, duket një qasje e gabuar.

Ligji për CO2, mjeti kryesor i BE-së për të përshpejtuar kalimin e Europës drejt automjeteve elektrike, u pezullua në fillim të këtij muaji pas kundërshtimit të minutës së fundit nga Gjermania. Kjo i habiti politikëbërësit në Bruksel dhe shtetet e tjera anëtare, pasi vendet e BE-së dhe Parlamenti Europian kishin rënë dakord tashmë për një marrëveshje mbi ligjin vitin e kaluar.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.