Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Gjermania e Italia dhurojnë spektakël

09:11 / June 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shenergj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zhvilluar takimet e treta në grupet kualifikuese të Euro 2020, ku rezultatet befasuese nuk kanë munguar. Supriza e mbrëmjes vjen nga Turqia. Skuadra turke ka shënuar një fitore të pastër 2-0 ndaj Francës, duke marrë kreun e grupit H të eliminatoreve të Euro 2020. 

Skuadra e drejtuar nga Gunes i dha leksione të vërteta kampionëve të Botës, teksa realizoi dy herë brenda pjesës së parë. Fillimisht ishte Ayhan që zhbllokoi shifrat, ndërkohë që Under vulosi rezultatin final. Pas kësaj fitoreje, Turqia mori kreun me 9 pikë, i ndjekur nga Franca dhe Islanda me 6 pikë. Vetëm vendi i katërt për Shqipërinë, që gjendet në kuotën e 3 pikëve. Fitore arriti dhe Moldavia, kundërshtari i radhës për kuqezinjtë. Moldavët mposhtën minimalisht, 1-0 Andorrën.

Fitore me aromë kreun edhe për Italinë. Azurrëve iu mjaftoi pjesa e parë për të likujduar pastër, 3-0 Greqinë. Të besuarit e Mancini shënuan brenda 45 minutave të parë të tre golat e takimit. Barella zhbllokoi rezultatin, teksa Insigne dhe Bonucci kompletuan fitoren. Me këtë fitore, Italia merr kreun e grupit J me 9 pikë, i ndjekur nga Finlanda me 6, Greqia dhe Bosnje-Hercegovina me 4 dhe Armenia me 3. Lihtensteini mban vendin e fundit me 0 pikë.

Tre pikë të vyeshme mori edhe Gjermania në transfertën e Bjellorusisë. Pancerat triumfuan 2-0, ku golat mbajnë firmat e Sane e Reus. Kjo fitore i ngjet Gjermanët në kuotën e 6 pikëve në vendin e dytë të grupit C. Ky grup kryesohet nga Irlanda e Veriut me 9 pikë, por Gjermania ka zhvilluar një takim më pak. Holanda qëndron në vendin e 3-të me 3 pikë, ndërkohë që grupi kompletohet nga Estonia dhe Bjellorusia me 0 pikë.

Belgjika merr kreun me pikë të plota, me belgët që mposhtën pastër 3-0 Kazakistanin. Mertens, Castagne dhe Lukaku arritën të shënonin, duke thelluar distancat e pikëve në krye të grupit I. Vendi i dytë mbahet nga Rusia me 6 pikë,  aq sa Skocia e vendit të tretë. Qipro numëron 3 pikë, aq sa Kazakistani i vendit të 5-të. Grupi kompletohet nga San Marino me 0 pikë.

Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Francë-Spanjë/ “La Roja” në festë, Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal e shndërron në gol

21:41 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.