Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania e shqetësuar për sigurinë, ministrja Faezer: Rrezik nga agjenturat e huaja

21:28 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
14 nancy faeser neu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e sigurisë në Gjermani mbetet e “tensionuar”, sipas ministres së Brendshme të vendit. Nensi Faezer deklaroi në një konferencë shtypi në Berlin se masat për të asgjësuar sulmet e brendshme dhe të jashtme politike janë përforcuar. Njoftimi vjen kur dikasteri i saj ka publikuar raportin vjetor për 2023-shin, ku theksi vihet tek agjenturat.

 “Rusia, Kina dhe Irani në veçanti përdorin shërbimet e inteligjencës për spiunazh në dëm të Gjermanisë. Në këtë aspekt, ka përpjekje për të influencuar shtetet demokratike përmes propagandës, gënjeshtrave dhe keqinformimit, që nxisin urrejtjen. Gjithashtu ka përpjekje për të monitoruar dhe përndjekur figura të opozitës që jetojnë këtu”,-tha Nancy Faeser, ministre e Brendshme e Gjermanisë.

Ndërsa kreu i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës e vuri theksin tek krimet në rritje të subjekteve ekstremiste të djathta e të majta.

 “Aktivitetet e organizuara nga e ashtuquajtura e Djathta e Re vijojnë të rriten. Rëndësia e këtyre aktorëve për strukturën e brendshme të së djathtës ekstreme po rritet dhe rreziqet që vijnë nga ekstremistët e dhunshëm të majtë mbeten po ashtu të larta. Kjo tregohet nga sulmet brutale dhe të planifikuara ndaj rivalëve politikë, ndaj policisë, bizneseve dhe infrastrukturës kritike”,-tha Thomas Haldenwang, shef i shërbimit për sigurinë e brendshme.

Alarmi vjen kur tre individë në Mynih do të dalin në gjykatë për herë të parë për përfshirje në komplot për të rrëzuar qeverinë gjermane.

Treshja është pjesë e një grupi prej 26 anëtarësh të së djathtës ekstreme që akuzohen për planifikim për bastisjen e parlamentit dhe arrestimin e ligjvënësve.

agjenturat Gjermania siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.