Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania i premton Ukrainës ndihmë ushtarake prej 1.3 miliard eurosh

19:32 / November 21, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 21 193119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania është zotuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 1.3 miliard eurosh. Në paketën e re të ndihmës përfshihen edhe katër sisteme të fuqishme kundërajrore të llojit IRIS-T, dhe municione për artileri.

Kështu njoftoi në Kiev më 21 nëntor ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Gjermania është kontribuuesja e dytë më e madhe e ndihmës ushtarake për Kievin pas Shteteve të Bashkuara. Deri më tani, Berlini i ka dhënë Ukrainës tri sisteme moderne IRIS-T. Sistemi i fundit arriti në Ukrainë muajin e kaluar.

Pistorius qëndroi në Kiev më 21 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar. Ai rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse të cilat nisën pushtimin shkurtin e vitit të kaluar.

Vizita e ministrit gjerman në Ukrainë u zhvillua një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizitoi këtë shtet.

Po më 20 nëntor, SHBA-ja njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 100 milionë dollarësh.

Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarë që kur ka nisur lufta me Rusinë./ Rel

Gjermania ndihmë ushtarake Ukrainë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.