Gjermani i thote Po Shqiperise. Me 340 vota pro dhe 16 abstenim, Gjermania i thotë ‘PO’ Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pari në “Twitter” qe njoftoi se Bundestagu gjerman ka votuar në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”, shkruan Soreca.
Grupimi më i madh politik gjerman, CDU- SCU dhe SPD në datë 24 shtator i thanë ‘PO’ hapjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 9 kushte. Në fazën e parë është vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe Reforma Zgjedhore, në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Për të vijuar me 7 kushte të tjera në fazën e dytë.Theksi vihet tek ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, marrja një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe tek procedimi penal për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan procesin e Vettingut (lexo këtu të plotë). Kriza politike në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm sa i përket vazhdimësisë së negociatave. Mungesa e dialogut politike do të ngadalësonte vazhdimësinë e negociatave, por që kriza politike nuk bëhen pengesë në hapjen e negociatave për anëtarësim.
Vendimi i liderëve të BE-së për Shqipërinë nëse do ta hapen negociatat do të merret në mes të tetorit.Me 340 vota pro dhe 16 abstenim, Gjermania i thotë ‘PO’ Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.
