Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gjermania jep lajmin e mirë, gati të punësojë qytetarë të huaj për forcat e sigurisë

15:23 / December 27, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5824e424c3618886658b4584
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë vjet pasi Gjermania hoqi rekrutimin e detyrueshëm në ushtri, shefi i saj i mbrojtjes Eberhard Zorn tha se punësimi i shtetasve të BE-së është “një opsion” për të mbushur vendet e ekspertëve, si mjekët apo specialistët e IT-së.

Inspektori i përgjithshëm i ushtrisë Zorn tha se forcat duhet “të shihnin në të gjitha drejtimet në një kohë kur mungon personeli i kualifikuar”, siç janë mjekët dhe specialistët e IT-së.

web banner

Gjermania synon të rrisë ushtrinë e saj me 21,000 persona deri në vitin 2025. Gjithashtu ka premtuar të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes nga 1.2% në 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2024, përballë kritikave të Presidentit Donald Trump se nuk përmbush objektivin e NATO-s prej 2% të PBB-së.

Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, tha në një intervistë të enjten se 182,000 ushtarë në uniformë ishin të punësuar nga ushtria, një rritje prej 6500 ushtarësh në dy vjet. Brenda shtatë viteve, kjo shifër duhet të arrijë në 203,000.

Gjenerali Zorn i tha grupit të gazetave Funke se “sigurisht që Bundeswehr-i ka nevojë për personel” dhe ushtria duhej “të shtynte fort për një brez të ri të përshtatshëm”, edhe pse qytetarët e BE në uniformë ishin “një opsion” që duhej të shqyrtoheshin vetëm në fusha të specializuara.

Sipas ligjeve të pas Luftës së Dytë Botërore, ushtarët në ushtrinë gjermane duhet të jenë gjermanë.

Komisioneri i parlamentit për forcat e armatosura, Hans-Peter Bartels, tha se rekrutimi i shtetasve të BE-së ishte tashmë një “lloj normaliteti”, pasi shumë ushtarë kishin dy shtetësi ose prejardhje emigrantësh.

gjermani ushtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas incidentit në rus në Rumani, një dron ushtarak i dyshuar sinjalizohet mbi Mynih! Mbyllet aeroporti

12:28 / May 30, 2026

Tabaku nga Gjermania: Integrimi europian nuk bëhet me propagandë, por me institucione të forta dhe reforma reale

20:20 / May 19, 2026

Tragjedi në Gjermani/ Aeroplani bie në zonë banimi, raportohet për të vdekur

12:20 / May 17, 2026

Sistemi i shtrenjtë shëndetësor në Gjermani, shteti merr 66 masa, çfarë ndryshon

09:11 / April 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.