Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania lehtëson rregullat për punëtorët emigrantë, përfitojnë edhe shqiptarët!

10:22 / June 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani. Nga 1 Qershori dy rregulla të rëndësishme edhe për Ballkanin hyjnë më në fund në fuqi.

Ligjet e reja që lehtësojnë ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani, kancelari gjerman, Olaf Scholz i quajti në Bundestag vitin e kaluar “hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave.”

Pas miratimit të ligjeve në Bundestag më në fund hyjnë në fuqi më 1 Qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar. Kontigjenti nga Ballkani Perëndimor që vjen me rregullore të lehtësuara në Gjermani dyfishohet.

Nga 1 Qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore që u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.

Më 1 Qershor po ashtu hyn në fuqi Karta e Shanseve.

Me këtë kartë të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune. Për marrjen e Kartës së Shanseve duhen mbledhur pikë: ka disa  kriteret për marrjen e pikëve, aty llogaritet njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë. Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera – Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën.

Emigrantet Gjermania rregullat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.