Gjermania është konfirmuar në krye të grupit në Ligën e Kombeve, duke marrë një fitore spektakolare mbrëmjen e së shtunës ndaj Bosnje Hercegovinës.
Skuadra e udhëhequr nga Julian Nagelsmann triumfoi në shifrat 7-0, duke shtangur kundërshtarin që në fraksionin e parë ku gjeti 3 herë rrugën e rrjetës. Musiala ishte ai që zhbllokoi shifrat e pas tij dyshja Kleindeist e Havertz i dërguan në 3-0. Në fraksionin e dytë panzerat vijuan me një ritëm edhe më të lartë, ku Wirtz shënoi doietë, e pas tij Sane e sërish Kleindist për të vulosur fitoren 7-0.
Gjermanët kryesojnë grupin 3 në Ligën A me 13 pikë, ndjekur nga Holanda, Hungaria e Bosnja. Tulipanët likuiduan Hungarinë në një përballje të dominuar e fituar në fund me rezultatin 4-0. Weghorrst, Gakpo, Dumfries e Koopmeiners ishin shënuesit për holandezët që qëndrojnë të dytët me 8 pikë, thuajse të konfirmuar në vendin e dytë. Përballja e fundit është ajo ndaj Bosnje Hercegovinës, ku mbyllen dhe sfidat në grupe.
Në përballjet e tjera të zhvilluara, Turqia ka hedhur një hap fals me Uellsin, ndërsa Islanda mposhti Malin e Zi 0-2.