Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjermania me departament të ri për vizat, kërkon punëtor të kualifikuar

13:48 / December 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani punetor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të përgatitjeve për ligjin e ri të migracionit që do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka hapur enkas një departament të ri për vizat.

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për vizat. Këtë e bën të ditur ministria me anë të një njoftimi në Tëitter. Në njoftimin me hashtag #,mondaymotivation, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane prezanton dy punonjës të saj, Jan Freigang dhe Feride Özdemi, të cilët do të merren në Berlin me vizat për punëtorët e kualifikuar.

Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës informative dhe zejtarë të kualifikuar. “Ne do të kujdesemi këtu që të përshpejtojmë procedurën për ata kandidatë për të cilët ka nevojë më shumë ekonomia gjermane,” – thotë Jan Freigang në videoklipin e publikuar në Twitter. Feride Oezdemir shton se” kërkesa për vizë bëhet në ambasada dhe kërkesa më pas kalohet në Berlin”.

Ligji i ri i migracionit për të kualifikuarit u miratua në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi më datën 1 mars 2020. Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë, pa pasur nevojë të kenë kontratë pune, sikurse ka qenë deri tani. Përveç dëshmisë së profesionit ata duhet të kenë edhe njohuri elementare të gjuhës gjermane. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjobë e majme për “META” për skandalin me të dhënat e përdoruesve të Facebook

11:46 / October 22, 2026

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.