Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Gjermania merr masa ndaj “Facebook”, vendos kufizime për mbledhjen e të dhënave

11:58 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
facebook
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra Federale e Konkurrencës (FCO) në Gjermani njoftoi këtë të enjte se do të imponohen kufizime të reja mbi mënyrën sesi Facebook mbledh të dhënat e përdoruesve nga aplikacionet Whatsapp dhe Instagram, sikurse edhe nga faqet e internetit të palëve të treta, përmes integrimit të opsioneve të tilla si butonat “Pëlqej”.

Përdoruesve, në vend që t’iu kërkohet të pranojnë se të dhëna të caktuara do të grumbullohen në llogaritë e tyre në Facebook bazuar mbi një marrëveshje të nënshkruar një herë që prej krijimit të llogarisë (termat dhe kushtet), duhet t’iu kërkohet në të ardhmen mirëkuptimi për çdo rast.

“Në të ardhmen, Facebook nuk do të mund të lejohet më të detyrojë përdoruesit e tij të bien dakord me mbledhjen praktikisht të pakufizuar dhe transferimin e të dhënave nga jashtë Facebookut në llogaritë e tyre të këtij rrjeti social”, tha shefi i FCO-së, Andreas Mundt.

“Nëse përdoruesit nuk e japin mirëkuptimin e tyre, Facebook nuk duhet t’i përjashtojë ata nga shërbimet e tij dhe duhet të ndalet së mbledhuri dhe bashkuari të të dhënave nga burime të ndryshme”, shtoi më tej ai.

Zyra e drejtuar prej tij zbuloi se, Facebook ka një pozicion “dominues” mes rrjeteve sociale në Gjermani, teksa 23 milionë përdoruesit e përditshëm të tij përfaqësojnë 95 për qind të tregut, duke nënkuptuar kështu se nuk ekziston një shërbim alternativ për shumicën e njerëzve.

Kjo, për autoritetin në fjalë gjerman, nënkupton se “sjellja e Facebookut përfaqëson mbi të gjitha të ashtuquajturin abuzim shfrytëzues”.

“E vetmja zgjidhje që kanë përdoruesit tani është, ose të pranojnë kombinimin e plotë të të dhënave, ose pengohen të përdorin rrjetin social”, tha Mundt. “Në një situatë të tillë kaq të vështirë, zgjedhja e përdoruesit nuk mund të konsiderohet si mirëkuptim vullnetar”.

Në një reagim të tijin, rrjeti social Facebook njoftoi se do të apelonte vendimin e Zyrës Federale të Konkurrencës në Gjermani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CIA: Netanyahu ka dy plane kryesore për Gazën

09:20 / June 8, 2024

Diola Dosti bën publike lidhjen me biznesmenin e njohur

21:54 / March 18, 2024

Përndoqi për një vit një vajzë, kapet 38-vjeçari

14:00 / March 15, 2024

Një shekull i humbur, gjendet portreti i një gruaje që realizoi Klimt një vit para vdekjes!

16:52 / January 28, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.