Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjermania merr presidencën e BE-së, e gjen unionin në recesionin më të thellë nga Lufta e Dytë Botërore

08:29 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Halla Merkel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot Gjermania merr presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. BE-ja po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit.

Merkel priti presidentin francez, Emmanuel Macron, më 29 qershor, pasi të dy udhëheqësit mbështesin bashkërisht fondin e rimëkëmbjes së BE-së.

Kancelarja tha se “Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”.

Merkel theksoi unitetin gjermano-francez në rindërtimin e ekonomisë së BE-së, duke pranuar se “pritjet janë të larta” pasi Gjermania merr presidencën e rradhës të BE.

Merkel dhe Macron së bashku propozuan krijimin e një plani 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar Evropën të dalë nga dëmi i rëndë ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Propozimi i përbashkët u zgjerua nga Komisioni Evropian, i cili parashtroi plane për një fond prej 750 miliardë eurosh.

Paratë pritet të ndihmojnë vendet më të goditura nga pandemia, të tilla si Italia e ngarkuar me borxhe dhe Spanja. Megjithatë disa vende anëtare e kanë kundërshtuar planin.

Një test i parë i madh për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së më 17 dhe 18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin.

“Fondi nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Evropës, por pa të gjërat vetëm do të përkeqësohen”, tha Merkel në një intervistë të publikuar më 26 qershor./ REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.