Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania prezanton draft-reformat për emigracion, me fokus te punëtorët nga Ballkani

21:11 / March 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
scholz 1
29.03.2023, Berlin: Bundeskanzler Olaf Scholz (SPD, r) spricht im Bundestag bei der Befragung der Bundesregierung neben Christian Lindner (FDP, l), Bundesminister der Finanzen, und Robert Habeck (Bündnis 90/Die Grünen, M), Bundesminister für Wirtschaft und Klimaschutz, zu den Abgeordneten im Plenum. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania ka prezantuar draft-reformat për emigracion dhe promovimin e tij nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për t’i dhënë fund mungesës së fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është një nga detyrat më të mëdha ekonomike të Gjermanisë për dekadat e ardhshme”, tha ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil.

Sipas ministrisë, numri i vendeve të lira të punës në vitin 2022 ishte në një nivel rekord prej afër 2 milionë. Një nga reformat është një ligj i ri për imigracionin, i cili synon që t’i adresojë pengesat kryesore për emigrantët në Gjermani, veçanërisht për ata që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

“Me këtë nismë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit”, shkroi në Twitter ministri i Financave, Christian Lindner, pasi kabineti miratoi reformat. “Kushdo që mund të kontribuojë në suksesin ekonomik të vendit si punëtor i kualifikuar është i mirëpritur”.

Projektligji, të cilin e ka parë Reuters, thotë se reforma mund të rrisë numrin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së në 60.000 njerëz në vit.

“Nëse njerëzit sjellin përvojë profesionale ose potencial personal me vete, ne do t’ua bëjmë të mundur që ata të fitojnë terren në tregun tonë të punës”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Në këtë projektligj parashihen tri rrugë për shtetasit e huaj që të punojnë në Gjermani. E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të pranuar në Gjermani, si dhe një kontratë pune. E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.

E treta është një “kartë mundësie” e re për individët që nuk kanë përvojë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Ajo ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

Kabineti miratoi gjithashtu një Ligj të arsimit, i cili u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë. Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri në 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

Kabineti vendosi gjithashtu t’i vazhdojë rregulloret për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit. Gjermania do të jetë në gjendje të rekrutojë deri në 50.000 punëtorë në vit nga këto vende. Sipas kësaj rregulloreje, Gjermania më parë të rekrutonte 25.000 punëtorë në vit. Bruecker e mirëpriti këtë vazhdim, duke vënë në dukje se shkalla e punësimit të këtyre emigrantëve ishte midis 97 për qind dhe 98 për qind-tri deri në pesë vjet pas transferimit në Gjermani.

draft-reformat EMIGRACIONI Gjermania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.