Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermania: Proçesi i Berlinit nuk duhet të dublohet!

21:55 / October 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamujte ballkani perendimor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schutz në një intervistë për DW, ka rrëfyer pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i proçesit të Berlinit, dhe duke hequr një paralel me “Open Balkan” thotë se Proçesi i Berlinit nuk duhet të dublohet.

“Proçesi i Berlinit u krijua si një platformë për të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të vepruar si një katalizator për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE. Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete. Ne jemi që gjithpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe që nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore”.

Schutz tha se më 3 nëntor kur liderët të mblidhen në samitin e radhës do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Proçesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, tha ajo.

Schutz këshilloi nga ana tjetër  së është shumë e rëndësishme që Shqipëria tani do të punojë shumë ngushtë me Komisionin dhe shtetet anëtare, që të çojë përpara proçesin e hyrjes në BE.

Përsa u përket nismave legjislative, ato duhet të jenë, si deri më tani, tha ajo, në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së.

dublim Gjermania procesi berlinit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bie popullariteti i Mbretit Charles/ Niveli më i ulët që nga marrja e fronit, Princi William kryeson listën

22:39 / October 30, 2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

22:20 / October 30, 2026

Policia bastis Gjykatën Supreme të Polonisë, presidenti i vendit kthehet me nxitim nga udhëtimi jashtë vendit

21:40 / October 30, 2026

Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar

21:19 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.