Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjesti i veçantë i Ledian Memushajt, heq dorë nga rroga dhe zbret në Serinë C

09:06 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
memushaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edicioni 2020-2021 ka qenë për t’u harruar për Ledian Memushajn. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka kaluar një edicion shumë negativ, pasi dëmtimet kanë përkuar edhe me formën tejet të dobët të Peskarës që ëndërronte të ishte faktor për ngjitjen në Serinë A, por përfundoi duke rënë në Serinë C. Lojtari shqiptar luajti me pauza dhe ndonëse u kthye në fund, nuk arriti të ndihmonte ekipin që të mbijetonte e për fat të keq edhe u dëmtua përsëri në fund.

Por Memushaj është shumë i lidhur me Peskarën dhe me sa duket, është gati që pasi të rikuperojë dëmtimin që e detyroi që të operohej në fund të edicionit, të udhëtojë drejt Serisë C me këtë klub ku shpesh ka mbajtur shiritin e kapitenit, edhe në edicionin në Serinë A.

Klubi bëri të ditur sot se Memushaj ishte takuar me drejtuesit në zyrat e Peskarës dhe u kishte komunikuar vendimin e tij që të hiqte dorë nga rroga e muajit qershor, për të ndihmuar klubin në këtë moment të vështirë ekonomik, përtej rënies nga kategoria. “Klubi, ndërsa falënderon futbollistin për gjestin e tij në një moment sigurisht delikat për klubin, nxit lojtarin që të vazhdojë rrugëtimin e tij personal të rikuperimit, në mënyrë që të jetë i gatshëm për rifillimin e kampionatit”, shkruhej në komunikatën e klubit, që bënte të qartë vazhdimësinë e mesfushorit të përfaqësueses shqiptare në këtë klub në Serinë C.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.