Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjetët një opozitë kashtë e k*qe”/ Mediu-mazhorancës: Ia arritët që opozita të mbetej e përçarë

15:02 / May 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mediu 574x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Media, deklaroi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për caktimin e raundit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, se opozita duhet të kishte marrë pjesë e unifikuar në procesin e negociatave për kreun e shtetit dhe duhet të kishte propozuar një emër.

Me një gjuhë eksplicite të huazuar nga profesor Artan Fuga, Media tha se maxhoranca gjeti një opozitë kashtë e koqe për të caktuar në krye të shtetit një person që i shërben asaj.

“Do ju drejtohesha të gjithëve dhe a ka mundësi që në takime mos të abuzojmë as me kohën as me nervat. Po i kthehem asaj çështjeje për çfarë jemi thirrur këtu. Ajo që më shqetëson është se ky parlament ka treguar një mungesë serioziteti në zgjedhjen e Presidentit. Pavarësisht nga dallimet politike kemi detyrimin të zgjedhim një president mbi palët.

Konsensusi mund të gjendej brenda tre raundave të para. Ju e arritët qëllimin tuaj që opozita të ishte e përçarë në këtë proces. Është përgjegjësia jonë që nuk kuptuan që duhet të ishim të unifikuar në qëndrimet tona përballë maxhorancës. Tashmë opozita është e panevojshme në proces për shkak të asaj që ka parashikuar Kushtetuta.

Nëse do të donim të kishte një president konsesual duhet të uleshim të gjithë si opozitë dhe maxhorancë dhe të diskutonim emrat. Nuk mund të ngelet në mëshirën e Edi Ramës, opozita ka pasur dhe ka njerëz dinjitoz për të qenë President të Republikës. Këtë duhet të bënte opozita, të paraqiste një kandidat përballë maxhorancës, për të mos përfunduar këtu ku jemi që pritet të zgjidhet një person që nuk do të jetë mbi palët.

Dua të huazoj fjalët e profesor Fugës, ju për fat të keq gjetët një opozitë kashtë e k*qe për të gjetur një president që i shërben maxhorancës”, tha Mediu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

Moti i keq/ Rrugët e Durrësit nën ujë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

09:11 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.