Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjetjet e Venecias/ODIHR: Stabiliteti zgjedhor nuk cënohet nga ndryshimet e 5 tetorit në Kodin Zgjedhor

23:17 / December 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
venecia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe ODIHR të datës 11.12.2020 ripërsëritet rekomandimi “që të gjitha autoritetet, të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë”. Venecia dhe ODIHR ishte e qartë në opinionin e tyre dhe në rekomandimet që i përsëriti politikës shqiptare, e cila duhet të jetë në unison për sa i përket zbatimit të ligjit zgjedhor dhe mos kontestimit të saj.

Në një nga pyetjet e parashtruara nga Presidenti i Republikës në lidhje me  stabilitetin e ligjit zgjedhor, Komisioni i Venecias arsyeton se ky stabilitet “nuk është vënë në diskutim nga ndryshimet e fundit te kodit zgjedhor.” Kjo për shkak se  “Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, të marra vetëm ose në kombinim, nuk janë të tilla për të përfaqësuar një ndryshim thelbësor në sistemin zgjedhor të Shqipërisë” argumenton Venecia.

Venecia shkon më tej duke argumentuar se shumica e ndryshimeve të 5 tetorit në Kodin Zgjedhor ishin teknike, pasi lidhen edhe me korigjimin e gabimeve teknike të nevojshme pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në korrikut 2020. Për më tepër Venecia thekson se ndryshimet e 5 tetorit “mund të kenë një ndikim pozitiv në proceset zgjedhore.”

Në analizën e kontektit, Venecia dhe ODIHR ndalen edhe në faktin se Parlamenti nuk ka 140 deputetë për shkak të largimit të opozitës. Pasi shpreh keqardhjen për vendimin kolegjial të largimit nga Parlamenti të opozitës shprehet se “ Fakti që Parlamenti nuk është i përbërë nga numri i plotë i anëtarëve në vetvete nuk është problematik në funksion të standardeve ndërkombëtare, duke pasur parasysh se ai funksionon në përputhje me kuorumin e përcaktuar me Kushtetutë”.

Në përfundim Komisioni i Venecias dhe ODIHR sjellin në vëmendje elementin e mirëbesimit në lidhje me zbatimin e legjislacionin zgjedhor, si “një element themelor i reformës së suksesshme zgjedhore”.

Kodi Zgjedhor ndryshimet stabiliteti venecia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.