Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, deklaron se po t;i thoshin edhe një herë nga e para, nuk do të merrte më drejtimin e verilindorëve. I ftuar në “Procesi Sportiv”, ai ka thënë se ka bërë shumë sakrifica pa mbështetje, pro gjithsesi mbetet i kënaqur me atë që ka arritur në këto vite dhe se beson se do të shtojë këtë vit numrin e trofeve.
“Bilanci është krejtësisht pozitiv për Kukësin. Por kuptohet që ka qenë një lodhje, stres e vështirësi, konkurrencë e madhe, pengesa, e shumë e shumë gjëra. Por në fund të fundit, në fund ia kemi dalë dhe çdo vit kemi marrë atë që kemi dashur nga kjo lojë e futbollit.
A do ta bëja prapë? Kurrë, jo. Futbolli në Shqipëri është i vështirë. Vetëm ata presidentë që investojnë e stresohen pa fund, më kuptojnë, edhe pse kënaq shumë tifozë. Ata që investojnë e kanë të vështirë, sidomos në Shqipëri, i vetëm, pa mbështetje, pa bashkinë, pa një ligj që të të ndihmojë, që të paktën të njihen shpenzimet në këtë sport. Ndaj them kurrë. Realisht jam i kënaqur për atë që kam marrë në futboll, për tre trofetë që ka marrë Kukësi, por do të marrim edhe këtë kampionatin aktualisht”, tha Gjici.