Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore ka folur për mediat pas takimit të Këshillit Politik, duke thënë se e rëndësishme është që në fund të jetë një produkt i pranuar nga të gjithë.
Para mediave Gjiknuri tha se akzuat e opozitës kundër tij kanë qenë dhe retorike politike, por shtoi se është i lumtur që PS e PD janë në një tryezë së bashku.
Kurse ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh se është konstituuar Këshilli Politik dhe janë mandatuar anëtarët që të bëjnë ndryshime me konsensus.
“Sapo u konstituua këshilli politik. Ky këshill autorizoi përfaqësuesit poltik dhe ekspertët që të veprojnë me konsensus dhe ajo që bëmë ne të ditur ishte qëndrimi i opozitës”, tha ai.