Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri bashkëbisedim me votuesit për herë të parë: Bashkohuni me PS

09:46 / December 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4af837a9 cdd8 42d0 ae62 1504c679c649
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbiedim me votuesit për herë të parë. Ai u bëri thirrje vajzave dhe djemve të këtij qyteti jo vetëm që të votojnë PS, por dhe të bëhen pjesë e kësaj force politike.
“Zgjedhjet vendore janë vendi kur ia vlen të dalësh e të votosh për herë të parë. Voton për qytetin tënd, voton për atë që do ta administrojë më mirë qytetin tënd që është njëkohësisht dhe jeta jote. Jeta jote është edhe mjedisi që të rrethon. Pra, kush është ambienti që të rrethon, si do administrohet më mirë ai ambient? Këtu Bashkia ka një rol deçiziv. Prandaj them, pjesëmarrja juaj me votë, nëse vërtet do të ndryshosh diçka apo të vërë në peshore gjërat që janë bërë, ja vlen të dalësh në votime”, tha ai.
Gjiknuri nënvizoi se PS është partia e vetme që përfaqësohet me më shumë të rinj e të reja në të gjitha nivelet e qeverisjes. “Në fakt ku ka më mirë se në Elbasan, se ju keni edhe një shans tjetër, ju keni një djalë të ri kandidat, e keni kryetar Bashkie. Është i ri në moshë. Është në gjendje që të kuptojë më mirë interesat tuaja. Këtë ai e ka treguar me vepra. E ka treguar me punën që ka bërë me terrenet sportive, interesin që ka treguar për jetën kulturore të të rinjve. Unë kam qenë deputet në vitin 2009 në Elbasan. Nuk ka pasur Elbasani kaq shumë terrene sportive. S’ka pasur Elbasani kaq shumë dinamikë rinore siç e ka tani. Gledi ka bërë gjëra konkrete dhe Partia Socialiste është ajo që ka investuar më shumë se çdo forcë tjetër te të rinjtë”, deklaroi numri dy i socialistëve.
Ai shtoi se pjesëmarrja e të rinjve në politikë me vizionin dhe energjitë e reja fillohet nga vota e cila ka shumë peshë. “Unë them që është moment i mirë t’i bashkoheni Partisë Socialiste, por le ta fillojmë nga një provë. Votoni për Partinë Socialiste dhe më besoni që shumë shpejt një pjesë e juaja do të bëhet pjesë e rrugëtimit tonë. Ndryshimi i Elbasanit do jetë krenaria juaj”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.