Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri: BE të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon; Shqipëria mbrojti konsumatorët familjarë nga rritja e çmimit

19:41 / November 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
315940043 677828150379240 3307939256547685642 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri mori pjesë në Forumin Socio – Ekologjik, i pari forum i nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Gjiknuri ishte pjesë e panelit të diskutimit me temë “Një transformim i drejtë për një Europë të vetëmjaftueshme me energji”, bashkë me Presidentin e Fonadcionit “Friedrich-Ebert-Stiftung”, z.Martin Schulz; kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti; kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski; ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde dhe eksperten e energjisë, znj. Hristina Spasevska.
Në fjalën e tij, Gjiknuri nënvizoi se kriza energjitike e lidhur me agresionin rus në Ukrainë ka nxjerrë në pah, mes të tjerash, nevojën për politika të reja rregullatore në nivel europian. Ai shtoi në fjalën e tij se Bashkimi Europian duhet të financojë më shumë për infrastrukturën energjitike në rajon. “Çfarë ne si Ballkan Perëndimor në bashkëpunim me Bashkimin Europian mund të bëjmë, është integrimi i sektorit të energjisë. Europa në të kaluarën është zotuar disa herë, që do të investojë në infastrukturën e energjisë dhe integrimin e sistemeve energjitike në këtë Rajon. Nëse nuk e arrijmë këtë, kjo do të përbëjë një sfidë të madhe për gjithësecilin nga vendet, të cilat janë pjesëmarrëse këtu sot, ndaj një qasje gjithëpërfshirëse, globale, është shumë e rëndësishme. Gjithashtu në rradhë të dytë, në dimensionin social, siç thashë edhe më parë, që nuk besoj se energjia duhet lënë plotësisht në dorë tregut të lirë, pasi në kohë krize, siç e kemi parë, barra i transferohet shtresave më vulnerabël”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Numri dy i socialistëve solli shembullin e Shqipërisë që nuk ka lejuar që rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare të prekë konsumatorët familjarë. “Qeveritë duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për të shmangur çfarë përmenda më sipër, siç qeveria jonë në Shqipëri ka bërë, për të ruajtur një çmim të qëndrueshëm për konsumatorët familjarë, duke e transferuar këtë barrë në buxhetin publik; Për mua ky është një vendim i duhur dhe i domosdoshëm teksa cënohet stabiliteti dhe demokracia e vendeve tona. Nëse lejojmë që çmimet e larta dhe inflacioni të godasin rëndë mbi qytetarët tanë dhe të ardhurat e tyre, kjo mund të kthehet në një krizë për demokracinë. Ruajtja e stabilitetit është thelbësore. Rritja ekonomike është shumë e rëndësishme, por pa patur stabilitet nuk ka asnjë vlerë”, deklaroi Damian Gjiknuri.

Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.