Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri-Berishës: Maska e ëngjëllit nuk të rri mbi fytyrën e varrmihësit të sektorit energjetik

18:01 / April 20, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje Sali Berishës në lidhje me akuzat për sektorin energjitik. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se Berisha sot tentoi të rikthehet në sytë e shqiptarëve si ëngjëll ndonëse është varrmihësi i sektorit energjetik.
“Gati 9 vite pasi na la në duar “kufomën energjetike”, Sali Berisha tentoi sot të rikthehet në sytë e shqiptarëve si ëngjëll ndonëse gjithësecili prej nesh e di se maska e ëngjëllit nuk rri mbi fytyrën e varrmihësit të sektorit energjetik. Do apo nuk do, i pëlqen apo nuk i pëlqen, ai do të mbahet mend si arkitekti i kolapsit financiar me sektorin energjetik, me humbjet mbi 45%, zinxhirin e borxheve mes kompanive mbi 1 miliard USD dhe lakun e falimentit në qafë falë privatizimit të dështuar e korruptiv të kompanisë së shpërndarjes”, shprehet Gjikniri.

Deputeti socialist nënvizon se ndihet krenar për punën që është bërë në sektorin energjitik, ndërsa thekson se reforma në energji është një prej sukseseve më të qëndrueshme të qeverisë “Rama”.

“Reforma në energji është një prej sukseseve më të qëndrueshme të qeverisë “Rama” dhe pse jo një prej arritjeve që si ish-ministër më bëjnë të ndjehem krenar. Në vetëm 5 vitet e para të qeverisjes sonë ne arritëm të përgjysmonim humbjet në energji, dyfishuam arkëtimet, rikthyem asetet e kompanisë në duart e shtetit shqiptar, i dhamë fund abuzimit ndaj qytetarëve në faturim, këputëm zinxhirin e borxheve mes kompanive dhe shëndoshëm financiarisht sektorin. Investuam mbi 600 milion euro nga kompanitë publike në prodhim, transmetim dhe shpërndarje. Kapacitetet gjeneruese? Mjafton që kushdo të hapë raportin e ERE-s për vitin 2013 dhe ta krahasojë me raportin e vitit 2021. Kishim 1,878 MË kapacitete të instaluara publike/private ndërsa sot kemi 2,605 MË mes të cilave edhe shumë kapacitete të energjisë së rinovueshme duke i shërbyer diversifikimit të burimeve energjetike”, thekson Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS u ndal dhe tek projekti TAP. Gjiknuri u shpreh se Sali Berisha kur ishte kryeministër nënshkroi një kontratë të pa favorshme ku i vetmi përfitim ishte kalimi i tubacionit të TAP-it në territorin shqiptar pa asnjë tarifë kalimi në favor të shtetit dhe pa asnjë sasi gazi të siguruar. Deputeti socialist thekson se ndryshe nga sa gënjen Sali Berisha, Masterplani i Gazit për Shqipërinë dhe Identifikimi i Projekteve Potenciale kanë nisur të hartohen në vitin 2014 dhe kanë përfunduar në 2016 falë një financimi të Bashkimit Evropian prej 1.1 milion Euro përmes Bankës Evropiane të Investimeve.

“Sali Berisha nënshkroi një kontratë të pa favorshme ku i vetmi përfitim ishte kalimi i tubacionit të TAP-it në territorin shqiptar. Asnjë tarifë kalimi në favor të shtetit, asnjë sasi gazi të siguruar, asnjë kapacitet transmetimi të rezervuar. Kompania Albpetrol aplikoi menjëherë në 2014 për të rezervuar kapacitetet e gazit. Nuk kishte një sasi të disponueshme gazi sepse ajo ishte e rezervuar tashmë që në 2013 nga vende të tjera të cilat kishin ditur të negocionin më mirë se qeveria e Sali Berishës.
Ndonëse të vendosur në kushte të pafavorshme nga kontrata e trashëguar e Sali Berishës, në arritëm të siguronim nga TAP një paketë prej mbi 80 milion euro përfitime shtesë mes të cilave rritjen e investimeve në komunitetet ku kalonte tubacioni, asistencën teknike në sektorin e gazit natyror dhe ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes së TAP në fazë operacionale nga pala shqiptare përmes Albgaz.
Së fundi, ndryshe nga sa gënjen Sali Berisha, Masterplani i Gazit për Shqipërinë dhe Identifikimi i Projekteve Potenciale kanë nisur të hartohen në vitin 2014 dhe kanë përfunduar në 2016 falë një financimi të Bashkimit Evropian prej 1.1 milion Euro përmes Bankës Evropiane të Investimeve. Ky dokument strategjik orienton të gjithë procesin dhe strategjinë për gazifikimin e Shqipërisë dhe kthimin në një nyje të rëndësishme energjetike.
Kriminalistika e shpjegon qartë fenomenin e rikthimit të autorit tek vendi i krimit ndaj është i kuptueshëm tundimi i Sali Berishës për të folur rreth sektorit energjetik”, deklaron Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.