Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri: Dëshirë për të kthyer tensione nga ata që kanë mbaruar misionin politik

16:27 / March 16, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi sot në Kuvend se me Reformën në Drejtësi politika në Shqipëri ka hequr duart nga drejtësia.

“Nuk duhet të harrojmë që ka ndodhur një gjë e madhe dhe politika ka hequr duart nga drejtësia. Si mund të akuzosh një mazhorancë, e cila me vullnetin e saj hoqi dorë nga një gjë që vende të tjera bëjnë luftë për ta kontrolluar? Për shkak të reformës ne kemi një drejtësi të re, ku politika ka hequr dorë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe goditen zyrtarë tanët? Çfarë u bë me gjithë atë të kaluar të errët berishiane e shumë e shumë krime, që i ka në kurriz të tij dhe shqiptarëve?
Pikërisht, kjo është drejtësia. Politika ka hequr dorë. Mund të duket dobësi, por për mendimin tim është gjëja e duhur, sepse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë punën e drejtësisë”, tha ai, ndërsa replikoi pas deklaratave të Berishës në Kuvend.

Gjiknuri tha se të gjithë ato akuza që hidhen këtu janë të tepërta dhe gjithçka është politikë e ditës këtu në Kuvend.

“Po pikërisht këta njerëz që kanë mbaruar misionin e tyre politik, nuk kanë pse të sjellin në Kuvend këtë lloj retorike vdekjesh. Kjo është fatkeqësi. Aq më tepër të ketë gojë, dikush të flasë për drejtësi apo për të hequr ato që quhen limitet e parashkrimit, pikërisht njeriu që nuk zbatonte as vendimet e drejtësisë ndaj zyrtarëve të tij. Kemi këtë “vulëhumburin”, që gjithmonë, sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen “fantazmat e vdekjes” për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 Janarit. Pikërisht kjo “fantazmë” e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për debatin politik”, tha ai.

Gjiknuri tha se ka një dëshirë të zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension, për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës, pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre.

“Si mund të flasësh ti për parashkrim kur ti nuk zbaton vendimet e drejtësisë? Harroni që drejtorët tuaj firmosnin në arrest shtëpie dhe drejtonin institucionet më të rëndësishme të shtetit? Harroni çfarë bëtë me oficerët e Gardës kur dolën urdhrat e arrestit nga drejtësia? I negocionit njësoj sikur të ishin pengje. Kjo është drejtësia që ju kishit dhe keni në mendje, drejtësi e kontrolluar”, replikoi ai me Berishën.

Berisha Gjiknuri tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.