Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri dhe Llatja urojnë Fiter Bajramin: Urojmë zgjedhje të qeta në Elbasan

16:01 / April 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
529FE84C 847A 4CFF 8283 4CA5414198B2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja uruan festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë kudo ku ata janë. Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se kjo është një ditë e begatë për te gjithë. “Unë dua të përfitoj nga kjo ditë feste dhe e shënuar, t’u uroj të gjithëve besimtarëve, por dhe gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë, gëzuar Bajramin, zoti i bekoftë dhe shqiptarët paçin ditë më të mira, me energji pozitive dhe me gjithçka të bukur jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë vendin tonë kudo që ndodhen”, theksoi Gjiknuri. I pyetur nga mediat për fushatën zgjedhore, numri dy i socialistëve uroi që Elbasani të ketë zgjedhje të qeta dhe të gjithëpranuara.
“Fushata po ecën si kjo ditë e bukur dielli dhe unë do t’i uroja qyteti Elbasanit dhe Bashkia e Elbasanit të ketë zgjedhje të qeta, zgjedhje të gjithë pranuara, zgjedhje që reflektojnë nivelin e qytetarisë së Elbasanit. Pavarësisht se palët kanë divergjenca dhe filozofitë e ndryshme politike , e rëndësishme është të respektojmë njëri-tjetrin, të kemi paqe dhe Elbasanit në këto zgjedhje t’i hiqet stigma e krimit”, deklaroi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit deklaroi se ky ka qenë një muaj i bekuar për qytetin, ku bashkëjetesa fetare është vlerësuar gjithmonë.
“Ka qenë një muaj sakrifice për të gjithë besimtarët myslimanë për të cilët ka qenë një muaj sakrifice. Dua t’ju gëzuar Bajramin, qoftë e pranuar sakrifica e tyre. Gjithë ky muaj ka qenë muaj I bekuar se kanë qenë shumë festa. Ne në Elbasan festojmë dhe kemi një bashkëjetesë fetare shumë të mirë dhe të vlerësuar nga të gjithë. Vit i mbarë për të gjithë dhe uroj që dhe vazhdimi të jetë I mbarë! Jemi besimplotë për këtë”, theksoi Llatja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.