Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri: Dilni masivisht në votime! Të gjitha strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin deri në fund

08:05 / May 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
D9A878C1 E04B 4AB9 A45F D4BE2819CBBD
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Damian Gjiknuri, drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në një video mesazh kushtuar 14 majit, ditës së zgjedhjeve bëri thirrje qytetarëve të qarkut Elbasan që të votojnë masivisht, të jenë votime të qeta dhe që palët kundërshtare të pranojnë rezultatin.


“Të nderuar qytetarë të qarkut Elbasan, qytetarë të Elbasanit, qytetarë të Gramshit, të Librazhdit, Përrenjasit, Peqinit, Belshit dhe Cërrikut.

Sot është 14 maj një ditë e shënuar që kulmon një ditë me shprehjen më të lartë të demokracisë: ushtrimi i votës suaj.

Unë dua t’u bëj një thirrje të dilni masivisht në votim, të merrni pjesë për të vendosur për fatin e bashkive tuaj.

Gjatë kësaj fushate, e cila ka qenë një fushatë shumë e qetë dhe shumë qytetare, kemi pasur mundësi të bashkëbisedojmë me njëri tjetrin, patjetër të gjitha palët kanë shprehur pikëpamjet dhe opinionet e tyre.

Ajo çka fitoi në këtë fushatë deri tani ka qenë qetësia, maturia dhe qytetaria. Shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund dhe të gjitha strukturat zgjedhore të zbatojnë ligjin deri në fund për të përmbyllur një fushatë të mrekullueshme që i ka pasur hije këtij qarku dhe mendoj që duhet të kurorëzohet më së miri deri në momentin e fundit ku të dalin rezultatet zgjedhore, dhe ku shpresoj që të gjitha palët t’i pranojnë ato.

Ajo që është e rëndësishme në këto zgjedhje është të vendosni për fatet e familjeve dhe komuniteteve tuaja dhe ku mendoj që çdo shqiptar do të dijë të bëjë zgjedhjen e duhur për të ecur përpara”, tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.