Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri: Do marrim mbi 40 bashki! S’na tremb bashkimi Berisha-Meta

19:25 / October 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka cilësuar zgjedhjet vendore të 2023, si aspak të lehta, por thekson se nuk i tremb aspak fakti që përballë kanë Sali Berishën dhe Ilir Metën. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga, Gjiknuri tha se socialistët pritet të fitojnë më shumë se 40 bashki, pra një raport 2-1.

“Nuk janë zgjedhje të lehta. Ka ndodhur edhe aksidente që në territore të dominuara nga e majta ka fituar e djathta, rasti i Përmetit në 2015, dhe ne pësuam humbje ,fitoi PD. Këto janë mësime, duan kandidat të mirë, por edhe të gjithë strukturat e PS-së së bashku me kandidatin, harmonizojmë edhe individin, por edhe struktura. Se është vështirë për të fituar. Janë gara të forta, por mendoj që kontrasti është i qartë, kandidatët dhe strukturat do i kemi më të mira. (…)Gara do jetë e fortë, kudo dhe them që PS nga të dhënat që kemi, në raport 2-1. Nuk na trembin edhe pse janë bashkë”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri renditet në krah të atyre njerëzve që mendojnë se Erion Veliaj duhet të rimarrë një mandat tjetër. “Mendoj që Veliaj është i avantazhuar si kandidat, ka bërë beteja elektorale, mendoj që është kandidat i duhur. E meriton të rimandatohet. Qytetarët e Tiranës do e bëjnë diferencën”, shtoi Gjiknuri.

Nga ana tjetër, u ndal edhe te Lulzim Basha, i cili tashmë është “në prapaskenë”, duke e quajtur si politikan të paaftë.

“Basha i paaftë nga të gjitha palët politike, mendonte që pushteti do i vinte vetë, pa aleat”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.