Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gjiknuri: Ja investimet publike që po çlirojnë potencialin ekonomik të Vlorës

23:55 / February 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lungomare regina margherita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Kryeministri Rama është ndalur sot në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që duam”, që për të është vazhdim i procesit qeverisës përmes komunikimit me qytetarët, drejtuesi politik i këtij qarku, deputeti Damian Gjiknuri ka folur në studion e ERTV për projektet që sipas tij, po çlirojnë të gjitha potencialet, turistike dhe ekonomike të qarkut Vlorë.

Duke nisur me projektet masive të rilindjes urbane, Gjiknuri theksoi se Lungomarja e Vlorës sot është një atraksion modern turistik dhe urban i Shqipërisë. Por investimet sipas tij, do të vazhdojnë në akset kryesore kombëtare. “Më vjen mirë që unë vetë kam kontribuar në zgjidhjen e disa ngërçeve, të krijuara për investimet si bypass-i i Fierit dhe Vlorës, që janë vënë në rrugën e ekzekutimit si kontrata, dhe brenda vitit tjetër do të shikojmë frytet e dukshme. Një investim tejet serioz është rruga e Lumit të Vlorës që lidh një krahinë tradicionalisht të izoluar”, tha Gjiknuri.

Lidhur me investimet në energjetikë, Gjiknuri njoftoi se pasi u realizua rrjeti i furnizimit në Himarë, shumë shpejt do të fillojë linja e re e Orikumit. “Në Vlorë u ndërtua linja e re 110 kilovolt gjatë qeverisjes socialiste. Shumë shpejt do të fillojë një investim i madh i huaj, sa i përket ndërtimit të parkut fotovoltaik në Akërni të Vlorës, një investim 90 milionë euro. Më tej shpresojmë që termocentrali i Vlorës, për të cilin kam punuar 1 vit e ca, që të atraktojmë investitorë dhe ta vëmë në punë me lidhjen e gazsjellësit tap”, lajmëroi ai. Po ashtu, Gjiknuri dha lajmin e mirë se shumë shpejt pritet të fillojë investimi për ujësjellësin e Himarës, investim mbi 40 milionë euro i qeverisë shqiptare me KfV-në gjermane.

Sipas Gjiknurit, çdo investim i ka shërbyer turizmit pasi statistikat thonë që turizmi në Vlorë ka një rritje. “Infrastruktura turistike po shtohet, ajo rrugore dhe energjetike kanë krijuar mundësi për investime në hoteleri, avash-avash po kalojmë në hotelet me 5 yje, sepse ka projekte konkrete. Kjo infrastrukturë, uji dhe energjia kanë bërë që turizmi të jetë shumë i mirë. Çdo gjë që investohet, rrit mirëqenien e banorëve se krijojnë punësimin, se në fund investitorët janë vlonjatët që kanë vënë në funksion pronat e tyre, në funksion të zhvillimit”, tha Gjiknuri.

Lidhur me vizitën e Lulzim Bashës në Vlorë, i cili deklaroi atje se qarku është në krizë sociale, Gjiknuri u përgjigj: “Po ta shohim me optikën e Bashës, Shqipëria është gjithmonë zi. Ai nxin situatën që të motivojë të tijat, me qëllim që të bindet se vetëm ai mund ta zbardhë situatën, por qytetarët vlonjatë e shohin shumë mirë situatën në Vlorë. E prekin realitetin dhe e kanë treguar me votë në 2017, kur PS siguroi rezultatin më të thellë, sepse u vlerësuan punët tona”, tha Gjiknuri. /atsh/

Gjiknuri investimet Vlora
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.