Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Jugun e vendit ka lënë kryeqytetin dhe ka zbritur në bazën e partisë. Vetëm një ditë pasi dorëzoi postin e ministrit ai ka qenë në mbledhjet e asambleve socialiste të bashkive Sarandë, Delvinë e Finiq. Këto mbledhje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të këtij viti.
Në llogarinë e tij në fb Gjiknuri shkruan:
Takimet e zhvilluara me Asambletë e Partisë Socialiste në Sarandë, Delvinë dhe Finiq
– Intensifikim i dialogut me qytetarët
-Analizë për angazhimet e ndërmarra dhe përmbushja e tyre
-Përgatitje për zgjedhjet e ardhshme lokale
-Organizimi elektoral bazuar mbi vendimet e Asamblesë