Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Gjiknuri në Cërrik, banesa sociale në mbështetje të shtresave në nevojë

18:46 / September 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
87e269dc abfd 4087 801b fa0aca9d2e25
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Cërrikut në Bashkëpunim me qeverinë shqiptare u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, ku në 3 vite janë ndërtuar apo rikonstruktuar 72 banesa, 22 prej të cilave vetëm vitin e kaluar.

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS, i shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Andis Salla shpërndanë kontratat për 8 banesa të reja sociale, dedikuar familjeve në kushte të vështira social-ekonomike.

Drejtuesi politik Damian Gjiknuri vlerësoi vëmendjen që Bashkia e Cërrikut ka ndaj shtresave në nevojë, duke u ardhur në ndihmë përmes programeve të ndryshme sociale.

“Më vjen mirë se Andi, kryetari juaj, gjithmonë më çon nëpër banesa sociale gjë që tregon se e ka në vëmendje këtë çështje. Kujdeset për njerëzit dhe më vjen mirë që pjesën më të madhe të punës e ka te banesat, te komunitetet e zonave të varfra”, theksoi Gjiknuri.
Kretari i Bashkisë Andis Salla siguroi se ky program social për strehimin e familjeve në nevojë do të vijojë. “Vjet kemi bërë 22 banesa nga nga themelet. Në tre vite janë 72 banesa përfshirë edhe ato të rikonstruktuara. Është një numër i konsiderueshëm për Bashkinë tonë dhe kemi projekte të tera në vazhdim në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Gjiknuri dhe Salla vizituan dhe dy familjet, Mema në fshatin Shterman dhe atë Xibraku në fshatin Qyrjan, të cilat tashmë kanë banesa të reja, me kushte shumë herë më të mira dhe më të sigurta se banesat e tyre të vjetra të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

banesa sociale Cërrik Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.