Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri në Elbasan: Toleranca fetare pasuri kombëtare, pasuri dhe për vetë BE-në

21:18 / June 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 2 680x450 1 680x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Toleranca ndaj kulturave të ndryshme ishte ne qendër të diskutimeve të Konferencës së organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku merrnin pjesë personalitete të njohura të jetës akademike dhe të shoqërisë civile.

Në fjalën përshëndetëse, Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri deklaroi se harmonia fetare që ekziston në Shqipëri është një pasuri edhe për vetë Bashkimin Europian ku vendi ynë aspiron që të anëtarësohet.

“Kemi gjetur brenda secilës kulturë që përfaqësojmë më të mirën e përbashkët për të promovuar vlerën më të mirë që kanë shqiptarët: tolerancën dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Kjo është një pasuri kombëtare. Edhe për Bashkimin Europian do jetë pasuri kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Pak vende e kanë këtë harmoni. Kjo është një pasuri e krijuar ndër vite përse mos e promovojmë”, tha Gjiknuri.

Ai nënvizoi se shqiptarët e kanë në themel të shpirtit të tyre tolerancën dhe bashkëjetesën, dhe Elbasani e mishëron atë më së miri.

“Ku më mirë se Elbasani toleranca është e mishëruar. Jo më kot qendra, që është iniciatore e këtij aktiviteti së bashku me Rektoratin është shembull konkret i hapave të përditshëm drejt mesazhit që duan të dëgjojnë të gjithë njerëzit: toleranca. Shqipëria është një vend që ka disa fe dhe kjo është vlerë. Ka vende që kanë disa fe dhe janë futur në konflikte sociale duke shkatërruar veten e tyre, breza të tërë me luftëra të pakuptimta. Pse në Shqipëri është e kundërta?! Sepse shqiptarët e kanë në themel të shpirtit të tyre tolerancën dhe bashkëjetesën. Diversiteti është bukuri. Diversiteti fetar, për mendimin tim, është pasuria më e madhe që ka ky vend”, shtoi Gjiknuri.

Duke sjelle në vëmendje daljen simbolike të klerikëve shqiptarë të besimeve të ndryshme në Paris, dhe vizitën e tyre në takimin me Papën, Gjiknuri deklaroi se brenda çdo feje ka mesazhe paqeje dhe progresi që e inspirojnë njeriun të bëjë gjëra të mira për veten dhe vendin e tij.

“Edhe mes feve të ndryshme ka një princip shumë të rëndësishëm që është: harmonia, bashkëjetesa, triumfi i së mirës. Brenda çdo feje ka mesazhe paqeje, ka mesazhe progresi që e inspirojnë njeriun të bëjë gjëra të mira për veten dhe vendin e tij. Nuk ka gjë të suksesshme sot në botë pa u bazuar në parimet e mirësisë. Sot ka shembuj të materializmit, por materia shpesh të korrupton shpirtin. Sa më shumë të shohim filozofinë fetare aq më shumë do të gjejmë inspirim për të mirën e përgjithshme. Kështu e shoh unë tolerancën. Pra, të frymëzohemi nga filiozofia e fesë. Elbasani është një qytet që di të respektojë këdo pavarësisht përkatësisë fetare”, nënvizoi Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.