Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri: Në zgjedhjet e ardhshme do t’i tregojmë vendin dy forcave të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj

21:03 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri2 765x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaron se në zgjedhjet e ardhshme socialistët do t’i tregojnë vendin atyre që ai i cilësoi “dy forcave të errëta të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj”. Gjatë prezantimit të drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës, Gjiknuri theksoi se ekipi i ri do jetë krenaria e fitores së PS me në krye kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe me mbështetjen e kryeministrit Rama. “Unë jam i bindur që në garën e ardhshme ne do ti tregojmë vendin dy forcave të errëta të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj. Ata janë po ata, kurse ne jemi Partia Socialiste që gjithmonë ndryshojmë me njerëz të rinj, vajza dhe djem të rinj. Ekipi i ri do jetë krenaria e fitores sonë me në krye kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe natyrshëm me mbështetjen e kryeministrit Rama. Pa qeverinë të gjitha këto arritje të Tiranës do ishin të pamundura. Mos ti marrim të mirëqena fitoret tona. Të luftojmë për to çdo ditë. Kemi detyrë patriotike, nuk e kemi partiake. Prandaj u kërkoj të gjithë socialistëve të bëhemi të gjithë bashkë. Nëse jemi të gjithë bashkë nuk ka forcë që na ndal”, tha Gjiknuri.
Ai theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm se cilët janë ata që kanë punuar këto kohë dhe cilët janë ata që flasin fjalë boshe. “Përpara kemi një garë të fortë. Vërtet ne kemi shumë arritje, Tirana ka ndryshime të jashtëzakonshme, por kur ke shumë vite në qeverisje edhe ndonjë pakënaqësi e krijon. Por jemi ne që nuk do e ndërpresim dialogun me qytetarët. Edhe njerëzit duhet të na mirëkuptojnë. Kemi bërë dhe gabime, patjetër mund të ketë dhe zhgënjime me Erionin, por nuk duhet të harrojmë se çfarë kemi përballë dhe nga e filluam. Këto janë pika reference shumë të rëndësishme. Mos shikoni tani që ndryshojnë emrat ata. Ndryshojnë lëkurën por po ata janë. Dolën tani në verën e nxehtë kur njerëzit duan të pushojnë e thanë s’ka pushim për ne. Ne kemi punuar kur njerëzit punonin dhe ata ishin në gjumë. Kështu që e kanë të kotë. Njerëzit e punës dinë të vlerësojnë punën. Tirana është qyteti i njerëzve të punës. Qytetarët e Tiranës dinë të dallojnë mirë se kush ështa ai që di të punojë, kush është ai që flet fjalë boshe dhe kush është ai që mban fjalën e dhënë”, shtoi Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.