Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjiknuri: Negociatat e PS për Presidentin janë të sinqerta. Të gjejmë një kandidaturë pa axhendë politike

10:35 / May 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GJIKNURI3 770x447 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshme i PS, Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët deklaroi se presidenti ir i duhet të jetë një njeri që nuk ka axhendë politike.

“Në momenti kur PS bën thirrje për t’u ulur në tavolinë dhe për të dialoguar, mendoj se negociata është e sinqertë. Dialogu shfaqet dhe me veprime konkrete dhe veprimi konkret është thirrja për tu ulur , kompromisi për nj axhendë pë rtë cilën palët e kanë arritur pasi kemi një axhendë se si do të procedohet dhe dakordësinë që kemi dhënë për të diskutuar profilin dhe pse jo për të dëgjuar dhe ndonjë emër nga ata. Mendoj se veprimet e PS kanë qenë në funksion të sinqeritetit. Në momentin që diskutojmë për profilin dhe jemi të hapur të dëgjojmë dhe emra do të thotë që do të ketë pëlqyeshmërinë e të dyjave palëve.Nuk nuk mund të paragjykojmë as emra nga apozita apo as emra që vijnë qoftë nga mazhoranca. Pra në momentin që ulemi dhe diskutojmë për një profil janë të gjitha mundësitë që të ngushtojmë dhe numrin e kandidatëve.

Kur ulesh në një negociatë ulesh pa paragjykime, por me disa parime. Parimet janë: Të gjejmë një profil të asaj që kemi thënë, pra pa interesa të çastit politik, pa plane politike, që të mos e kontaminojë zyrën e presidentit me axhendat e tij politike siç ishte rasti i Ilir Metës, që vërtet u zgjodh se ishte pjesë e mazhorancës në atë kohë por në momentin që vajti president dhe si u zhvillua dinamika e ngjarjeve në vend, u duk qartë se ai kishte plane për periudhën pas zyre. Dhe gjatë 5 viteve në zyrë punoi si të imponohej si një figurë e lidershipit të ardhshëm opozitar që mesa duket po evidentohet çdo ditë, në këtë pikëpamje them se gjetja e një profili të këtyre konktureve, pa ambicie të mëtejshme politike, dhe në momentin që zhvishesh nga interesa politike të së ardhmes, je në kushte shumë të mira për ta bërë atë detyrë . Historia këtë e ka treguar, siç ishte rasti i presidentit Moisiu”, deklaroi Gjiknuri.


Damian Gjiknuri komentoi dhe propozimet e disa zërave nga opozita për përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë proces.

“Negociatat me ultimatum nuk kanë funksionuar për PS edhe në situata më të rënda, apo që vihej në pikëpyetje stabiliteti i vendit, siç ishte bojkoti parlamentar. Ultimatumi është një metodë, diplomati megafoni që nuk e njohim dhe nga persona që nuk e dinë dhe nuk janë të qartë se çfarë përfaqësojnë. Aty janë disa grupe parlamentare të riregjistruara, që iu është bërë thirrje për dialog për të përcaktuar një profil. Pse jo opozita do të ketë të drejtën e saj. Ne do i shohim me seriozitet propozimet e opozitës. Ultimatumi është metodë e stërprovuar që nuk ka dhënë rezultat. Presidentit nuk janë vënë me ultimatum, por me konsensus. Kushtetuta i ka dhënë zgjidhje, duke shmangur krizën. Kjo thirrja për ambasadore, ju e thatë dhe vetë se jeni skeptike, por për të folur shqip shqip nuk duhen të huaj. Për mua është propozim i pavend.”, tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.