Deputeti Damian Gjiknuri ka folur pas tryezës së Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat Gjiknuri u shpreh se është gati për të arritur një marrëveshje, por janë dhe disa pika që duhet të negociohen sërish.

Ai u shpreh se shumë shpejt do të informojë qytetarët për të gjitha pikat e marrëveshjes që janë arritur deri tani dhe tha se do habiten të gjithë.

“Patëm një problematikë. Ne u munduam të adresojmë kërkesat e opozitës. Kemi një kuadër gati të përfunduar me të gjitha kushtet e OSBE dhe kushtet e opoztës. Nuk mundet që të pasi biem dakord dhe reflektojme, të fillohet me kërkesa të reja. Nuk e humbim qetësinë dhe do vijojmë. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura me opozitën dhe po i presim në tryezë.

Kemi adresuar të gjitha kërkesat e opozitës, nuk i deklaroj këtu, pasi nuk negocioj me mikrofon. Mbi të gjitha duhet një administratë e pavarur zgjedhore. Miqtë ndërkombëtarë kanë folur për dialog dhe të vijohet puna.

Në kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar në vend, Ju shumë shpejt do i shikoni dhe do habiteni kur të infermoheni. Një gjë u garantoj, adminsitrata do jetë shumë profesionale dhe nuk do ketë më si më parë. Të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për komisionerë, jemi të hapur dhe për takime të tjera”, u shpreh ndër të tjera Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here