Opozita e Bashkuar ka reaguar pas përgjigjes së Damian Gjiknurit, i cili pasditen e sotme u shpreh se mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet sipas planifikimit, të premten në orën 10:30.

Sipas opozitës, Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e tyre për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR.

Ndër të tjera PD-ja del në konkluzionin se me refuzimin për t’u takuar ditën e nesërme, Damian Gjiknuri konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë.

POSTIMI I PLOTË I OPOZITËS:

PS refuzon kërkesën e Opozites për të kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. Nuk merr pjesë në mbledhjen e nesërme. Në përgjigjen për opozitën, për kërkesën me temë “marrjen e ekspertizës së OSBE-ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik”. përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, mes të tjerash shprehet: “Nuk mund të kërkoni që anëtarët e tjerë të Këshillit Politik, për të cilët zbatimi i Kushtetutës është një çështje që as vihet në diskutim, as zvarritet dhe as anashkalohet, të bëhen pjesë e kësaj kërkese, aq më tepër të kërkoni që ekspertiza e OSBE/ODIHR-it të keqpërdoret me prapamendim.”  Duke refuzuar kërkesën për të mRrë opinionin e OSBE/ODIHR, Gjiknuri rendit pikat për të cilat duhet vazhduar puna. “Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit”. Damian Gjiknuri konfirmoi njëanshmërinë e akteve që PS po bën gati të miratojë.  “Ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për t’ireflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor. Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here