Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri: Të flasë PD për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës

13:50 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se qeveria shqiptare po bën çdo gjë për të mbrojtur buxhetet familjare nga kriza e çmimeve që ka prekur gjithë botën. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Gjiknuri theksoi se pavarësisht situatës botërore si pasojë e luftës në Ukrainë, buxheti i shtetit është ai që kompenson të gjithë efektet e çmimit të energjisë.

Gjiknuri tha se ishte pikërisht qeverisja demokratike ajo që falimentoi sektorin energjetik shqiptar.

“Të flasë Partia Demokratike për temën e energjisë është si të flasë varrmihësi për shëndetin e kufomës. Këtë e kam për Saliun sepse ai qe varrmihësi i sektorit energjetik. Unë kam pasur rastin ta përjetoj sepse më qëlloi të isha ministër në atë kohë kur dorëzuat qeverinë dhe pashë sesa thellë e kishit futur ‘kufomën energjetike’ në varr dhe sesa mund u desh për ta ngjallur atë. Ju zotërinj nuk duhet të flisni për energjinë sepse gjysma energjisë në kohën tuaj, vidhej dhe humbej. Ju e shitët sektorin energjetik. Ju e falimentuat OSHEE, CEZ-in e asaj kohe. Kur flisni për çmime dua t’ju them disa fakte që mbase koha ka bërë që njerëzit ti harrojnë por dua ti kujtoj. Ju që mburreni për fashat e energjisë, ju jeni ata që e futët fashën e energjisë. Ju jeni ata që e rritët çmimin e energjisë nga 4.4 lekë në 7 lekë. Kur e privatizuat fashën e latë 13.5. Dhe e dini sa ju dilte çmimi mesatar?, ju dilte 9.7 lekë”, deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri solli skandalin e privatizimeve gjatë qeverisjes në PD duke shitur nën kosto HEC-et.

“Ju shitët 87 mega Bistricën, Shkopetin, Ulzën, hidrocentrale të investuara. Kreditë e marra nga Koorporata Elekro-Energjetike, kredi që kam përshtypjen vazhdojnë të paguhen dhe sot, se kur isha ministër vazhdonin paguheshin. A e dini me sa i shitët? Me 1. 3 milionë euro mega, ndërkohë hidrocentralin që është afër Dajtit, Lanabregasin, e shitët me 3 milionë euro mega. Pra, tamam një shitje nën vlerë dhe çfarë hidrocentralesh të rinovuara dhe sidomos ato të Bistricës, ato si TEC-e gjithmonë kanë ujë. Ky është një krim që e keni bërë sektorit energjetik. A e dini se po ti kishim sot ato HEC-e, nuk do të kishe fare nevojë kjo fashë, po të ishin ato 80 mega që ju keni shitur në mënyrë kriminale. Sot nuk do të kishe nevojë fare për atë fashën”, deklaroi Gjiknuri.

Berisha Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.