Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri tha se Boçi strehon trafikantë droge! Noka: Mos i jep zemër çunave të DAP për të vijuar krimin zgjedhor

10:03 / May 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Flamur Noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, ish-deputetin Luçiano Boçi i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka pjesë e grupit të Berishës, thotë se kandidati real është vetë Gjiknuri jo Gledjan Llatja, për të cilin shprehet se e ka marrë në qafë me instistimin për tu futur në garë. Noka nuk jep asnjë shpjegim për deklaratën e Gjiknurit, por thotë se PS-ja do e humbë Elbasanin në zgjedhjet e së dielës.

“Pergjigje e detyruar Damjanit… Damian. Sot ta kuptoj shqetësimin dhe zemërimin tënd! Nuk është e lehtë të jesh në pozitën e njeriut qe shoqëron nje kandidat te përbuzur dhe të papranueshëm kudo që shkon në qytet E ke te veshtire te gelltisesh faktin qe Elbasani ta refuzoj krijesën tënde politike. Ne e dimë që kandidati real je ti, jo Llatja – të cilin e ke marrë në qafë me insistimin tënd për ta kandiduar. Damian! Rama dhe Rilindja “jote” nuk e kuptoni forcën e reagimit dhe shpirtin e revoltës te qytetareve kur zgjedh t’i poshtërosh dhe t’i konsiderosh numra dhe t’i vendosësh seicilit nga një vlerë monetare. E ke të humbur Damian! Qytetarët e Elbasanit thjesht po presin të dielën! Po presin të ju tregojnë se qytetaria nuk mbytet me banalitet, se dinjiteti nuk blihet me para, se vota jo kudo ka çmim. Fitoren e Luçiano Boçit nuk e mohon dot askush. Elbasani gelon nga shpresa e ndryshimit . Sepse fitorja e Luçiano Boçit ka fytyrën e qytetarëve të Elbasanit dhe jo si kandidati yt qe ne fytyre ka tymin, blozen e inceneratorit”, shkruan Noka.

Më tej vijoi mbrojtjen për Boçin duke hedhur akuza ndaj Rilindjes se ka afërsi politike me horrat, banditët dhe blerësit e votës. Më pas vijoi duke thënë se me çunat problematikë do të merret ligji. Për miqtë e Gjiknurit, Nok tha se do t’i hidhen prangat dhe parashikon përgjigjen që do t’i japë: “Përgjegjësia është vetëm personale!” Në përfundim nxjerr dy lista që pretendon se janë personat që ka vendosur Rilindja për të blerë vota.

Flamur Noka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.