Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri vizitë në Washington, takime me kongresmenë amerikanë

18:54 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1f346bf7 041d 4682 9463 96751f8594d6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaccëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë.

Shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Washington Ervin Bushati, Gjiknuri zhvilloi një takim me kongresmenin Jim Himes. “Nisur nga interesimi i tij rreth votës së diasporës, e informova kongresmenin në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore në Shqipëri dhe garantimin në ligj të kësaj të drejte për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit tonë. Gjithashtu e njoha me përpjekjet e përbashkëta për të mbushur çdo boshllëk legjislativ në lidhje me këtë të drejtë të sanksionuar në Kodin Zgjedhor. Me rëndësi thelbësore miratimi i një metode votimi nga jashtë që siguron integritet dhe llogaridhënie administrative për këtë proces sa të rëndësishëm aq edhe sfidues. U angazhova të informoj në vijimësi Kongresin në lidhje me ecurinë e këtij procesi edhe në kuadër të interesimit të shumë organizatave dhe qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Gjiknuri në një postim në Facebook.

Më herët, bashkë me disa deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë ai takoi kongresmenin Peter Sessions. “Diskutuam tema të çështjeve që lidhen me sigurinë në rajon ashtu sikurse me zhvillimet më të fundit në rrafshin e sigurisë botërore. Me interes edhe mesazhet kyçe që pritet të përcillen ditën e nesërme në konferencën për sigurinë dhe sfidat e rajonit tonë, e cila do të zhvillojë punimet në mjediset e Kongresit të Shteteve të Bashkuara!”, nënvizon Gjiknuri.

9f56d67e d7cc 4fc4 85d8 671b79bd1175

Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.