Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri zbulon kriteret për Presidentin e ri: Nuk kemi pasur negociata deri më tani për emra

18:43 / April 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjiknuri 747x4201 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për Report TV. Gjiknuri tha se ka zhvilluar vetëm mbledhje të brendshme me Kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën dhe përfaqësuesen e qeverisë Elisa Spiropali, si grupi i mandatuar për negociatat për presidentin e ri.
Gjiknuri u shpreh se pa u përcaktuar kalendari i votimit është ende herët për negociata.
“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes sonë sa i përket procesit që do organizohet brenda PS, grupi i ngarkuar për të negociuar me palët. Ka zhvilluar mbledhje brenda vetes, ne të tre, Balla dhe Spiropali, nuk ka pas negociata, gjithçka tjetër është spekulim. Pa u paracaktuar kalendari i votimit nuk është koha për të nisur negociata. Madje nuk kemi diskutuar as me grupe interesi’, tha Gjiknuri.

Ai nënvizon se Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, se Presidenti i ri do të jetë shumë më ndryshe nga Ilir Meta. Gjiknuri thekson se presidenti i ri duhet të di të qëndrojë mbi palët dhe të mos përfshijë në detyrë interesat e tij personalë politikë. “Nuk mund të konfirmoj nëse do të jetë burrë apo grua, e rëndësishme është të jetë personalitet i mirë, i provuar që di ta bëjë detyrën, të qëndrojë mbi palët, të mos fusë interesat politike në detyrën e tij. Po të fokusohemi në këtë karakteristika do të ketë një president të mirë ndryshe nga ç’ka kemi parë këto pesë vitet e fundit”, tha Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS është ndalur edhe në Kongresin që do zhvillohet më 9 prill duke shpjeguar se ky Kongres do të sjellë një risi, pasi nuk do të fokusohet vetëm në problemet organizative të partisë, por do trajtohen edhe ccështje të tjera. Ai thekson se rreth Pallatit të Kongreseve do të mbahen diskutime të hapura me qytetarët.
“Ky Kongres kulmon me fillimin e mandatit të tretë. Ka ardhur moment që PS, përtej adresimit të problemeve organizative të partisë, miratimi i statutit, ndryshimet për riorganizimin më të mirë të partisë, do trajtojmë edhe çështje të tjera tematike që lidhet me situatën që po kalon Shqipëria. Por ne do zhvillojmë disa sesione aktivitet përreth Pallatit të Kongreseve që janë të hapura për publikun, për palët e interesuara ku do diskutohen ide zhvillimore, politika që ka ndërmarrë qeveria për të adresuar shqetësimet e krizës, por është edhe një forum për të testuar shumë nga idetë që ne kemi, apo për të marrë opinione”, vijoi AI.
Ndonëse PS ka fituar mandatin e tretë, Sekretari i Përgjithshëm shprehet se kjo nuk do të thotë që partia s’ka nevojë për ripërtëritje.
“Fakti që jemi fitues nuk do të thotë që s’kemi nevojë për reflektim. Qenia e gjatë në pushtet sjell edhe konsum edhe nevojë për ripërtëritje dhe një parti që mjaftohet me faktin që është e pathyeshme nuk mund të mendojnë për një perspektivë të gjatë nëse nuk gjen forca për t’u rigjeneruar”, tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.