Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Gjiko bën planifikim familjar, zbulon numrin e fëmijëve që do të ketë me Elitën

23:50 / July 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiko elita1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reperi i njohur Gjiko dhe Elita Rudi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin shtator, ndërsa pak muaj më parë ata u bënë prindër me një djalë të quajtur Zëri. Dyshja nuk ka ngurruar të tregojë momentet më të dashura pranë të voglit të tyre, edhe në rrjete sociale, duke zbuluar se ai është një kopje e Gjikos.

gjiko

Së fundmi, në një intervistë me Alaudin Hamitin, ai është shprehur se i pëlqen të jetë baba dhe të ketë një familje të madhe. “Tre janë mjaftueshëm. Tre do t’i bëjmë”, ka pohuar Gjiko gjatë intervistës së dhënë në ‘Ndrrimin e Natës’, duke treguar kështu se sa fëmijë do donte të kishte.

gjiko1 1

Siç duket, reperi ka bërë tashmë planifikim familjar, që ai dhe partnerja e tij do të gëzojnë një familje të madhe në të ardhmen. Kujtojmë se aktualisht, ata janë duke u përkujdesur për djalin e tyre, që, siç kanë pohuar dhe më parë, zë kohën më të madhe dhe është prioriteti kryesor i tyre. Sa i takon standardit të jetës që bëjnë si çift, vitin e kaluar ai rrëfeu në media se kishte blerë një jaht për t’i kaluar pushimet si miliarder në vendet bregdetare.

gjiko1

“Gjikos s’i mjaftojnë makinat, ai blen jaht?!”, ishte titulli që shoqërohej me habi të madhe nga mediat e Kosovës. Por reperi i famshëm Gjiko, ndërkohë që kishte nisur përgatitjet për pushime verore me jahtin e tij për të lundruar në det, duket se po avanconte me këto lloj mjetesh udhëtimi ekstraluksoze. Ai po planifikonte të blinte edhe një motoskaf uji.

gjiko2

Reperi publikoi disa foto të motoskafit në profilin e tij në “Instagram”. “Këtë për të shkuar deri në dyqan”, shkruante në njërën foto Gjiko. Pasi Gjiko u bë baba për herë të parë të një djali nga martesa me moderatoren Elita Rudi, bebi Zëri u komentua shumë për shkak të emrit të veçantë. Menjëherë pas lindjes u hapën dhjetëra llogari në ‘Instagram’ në emër të bebit disaorësh, por asnjëra prej tyre nuk menaxhohet nga Elita apo Gjiko.

gjiko elita

Vetëm 1 ditësh, Zëri u kthye në personazhin më të përfolur dhe të klikuar. Kujtojmë që Elita dhe Gjiko kanë dhënë shumë intervista dhe kanë postuar foto gjatë pritjes së ëmbël. Ata u dashuruan gjatë një interviste televizive dhe brenda një kohe të shkurtër vendosën të martoheshin gjatë një ceremonie madhështore që organizuan në Prishtinë. Gjatë lidhjes, nuk kanë munguar gjestet romantike ndaj Elitës dhe këngëtarit, që në muzikë njihet si Flyboy.

gjiko elita1 1

Ai e surprizon shpesh partneren e tij, siç ishte 24-vjetori përrallor, kur ai i dhuroi pushime romantike në Santorini. Dashuria e tyre është bërë më e fortë tashmë, ndërkohë mund t’i quajmë moshatarë, pasi Gjiko është vetëm një vit më i madh në moshë nga Elita. Jeta e tyre tashmë ka ndryshuar, pasi çdo gjë e planifikojnë çift. Në shumicën e rasteve është Elita ajo që i përshtatet axhendës koncertore të reperit, aq më tepër tani në verë kur dihet që këngëtarët e kanë sezon koncertesh.

femijeve numri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.