Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjimnazi merr vendimin drastik: Nxënësve do t’u futen telefonat në dollap

21:19 / January 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
telefonat ok8417
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shkollë e mesme në Bologna të Italisë ka marrë një vendim drastik në me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Gjimnazi “Malpighi” ka vendosur që mësuesit kujdestarë, para nisjes së procesit mësimor duhet t’u konfiskojnë celularët të gjithë nxënësve, t’i fusin në një dollap në klasën përkatëse dhe t’u rikthehen atyre pas mbarimit të procesit mësimor.

Ky vendim prek 530 nxënës të cilët janë pjesë e këtij gjimnazi.

Drejtoresha e gjimnazit, Elena Ugolini, ka deklaruar se në orët mësimore të zhvilluara në institucionin arsimor që ajo drejton nxënësit kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është fokusimi i plotë i tyre në mësimet që trajtohen në klasë.

Vendimi për ndalimin e telefonave celularë u miratua unanimisht nga organi drejtues dhe u përfshi në rregulloren e institucionit, duke parashikuar në rregullore dhe sanksionimin e nxënësve që përdorim celularët gjatë kohës që janë në shkollë dhe nuk i dorëzojë ato.

Sipas stafit drejtues, telefonat përveçse shpërqendrojnë studentët, pengojnë edhe marrëdhëniet njerëzore.

“Ne duam që shkolla të jetë vërtet një vend ku ne eksperimentojmë, mësojmë, bëjmë kërkime dhe përdorim teknologjinë kur nevojitet, jo sepse kemi krijuar një varësi nga e cila nuk mund të shkëputesh” deklaron Elena Ugolini.

Aktualisht ky vendim po trajtohet si një eksperiment që mund të zhbëhet nëse rezultatet nuk janë të pëlqyeshme dhe produktive.

Por kjo nuk është hera e parë që implementohen një eksperiment i tillë, pasi më parë është implementuar në një klasë të këtij gjimnazi.

“Fëmijët e panë ndryshimin. Fillimisht ishin pak nervozë, më pas kuptuan se ishin më të fokusuar në orën mësimore dhe në marrëdhëniet me shokët e klasës”, tregon Ugolini.

celularet dollap gjimnazi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.