Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se gjimnazistët mund të kthehen në mësim me kohë të plotë sipas skenarit për respektimin e protokollit rigoros.
“Gjatë këtyre ditëve situata ka vijuar e qëndrueshme po kemi parasysh një tendencë të lehtë rritjeje në rastet ditore dhe në spitale këto ditë, ashtu sikurse dhe ata që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Të shpresojmë që kjo situatë nuk do të vijojë të rëndohet, aq më tepër që ka ecur me ritme të mira vaksinimi në popullatë.
Mendon ti propozojë ministrisë së Arsimit që të kalojë atë parauniversitarin nga skenari i kombinuar në atë të parë të prezencës në klasë, duke ndjekur protokollet”, tha ajo.
