Policia e Dibrës ka bërë njoftimin zyrtar lidhur me problemet shëndetësore me disa nxënës në Shupenzë të Bulqizës.
Sipas policisë një nxënës ka hedhur spraj aromë duke luajtur e për pasojë disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 24.10.2019, rreth orës 13:10, policia e Bulqizës ka marrë informacion se tek një klasë mësimi në shkollën e mesme në Shupenzë, një nxënës ka hedhur duke luajtur një sprajt ne aromë, ku disa prej nxënësve kanë shfaqur probleme shëndetësore të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.