Nga sot Skënder Gjinushi nuk do jetë më kryetar i Partisw Social Demokrate. Në mbledhjen e sotme të KQZ u vendos që emri i tij në në kryes të PSD të zëvendësohet nga Ëngjëll Bejtaj.
Largimi i Gjinushit nga partia që drejton prej vitesh vjen pas zgjedhjes si kryetar i Akademisë së Shkencave. Ai kishte paraqitur dorëheqjen nga ky post katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.
Ëngjëll Bejtaj është mjek në profesion dhe ka mabjtur postin e shefit te Shërbimit të Kirurgjisë pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Më herët ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Social Demokrate.