Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.
Arrestimi i shtetasit me inicialet L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “ROAD GUARD 18”.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
