Elektricisti Gëzim Çabej i cili mëngjesin e sotëm ra nga shtylla e tensionit të lartë pas kontaktit me rrymën elektrike në lagjen Gërhot ka ndërruar jetë.
Ai është transportuar 2 orë më parë me helikopter drejt kryeqytetit pas rendimit të gjendjes shëndetësore. Bëhet e ditur se elektricisti i ndjerë kishte hemoragji të brendshme përgjatë gjithë ditës së sotme. Transportimi i tij në Tiranë ishte mundësia e fundit për t’u normalizuar.